Lajme
Një vendim i Qeverisë së Serbisë, e ka vënë në hall Prishtinën edhe Brukselin
Një ditë para se pala kosovare të pezullonte masat e reciprocitetit, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim me të cilin e ndryshon ligjin për TVSH-në për Kosovë.
Ky vendim ka hyrë në fuqi më 16 shtator, pas publikimit në gazetën zyrtare të Serbisë, ndërkaq tek të martën ka marrë vesh pala kosovare.
Kështu doganierët serbë kanë marrë urdhër të mos e lëshojnë asnjë kamion nëse eksportuesit nga Kosova nuk dëshmojnë se kanë certifikata të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar, të lëshuar nga organet e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë (strukturat paralele serbe në Kosovë), shkruan Express.
Pikërisht për këtë shkak edhe janë kthyer në Kosovë kamionët që po dërgonin çimento në Luginën e Preshevës.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar ndihmë nga Brukseli për këtë çështje pasi, sipas saj, ndryshe janë marrë vesh me Serbinë më 2 shtator.
“Nuk kemi qenë në dijeni deri kur janë kthyer kamionët tanë. Kjo është shkelje e parimit të marrëveshjes që është arritur me 2 shtator dhe jemi në pritje të përgjigjes nga Brukseli për hapat e mëtutjeshme”, thekson Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra











