Lajme
Kroacia nuk tërheq padinë për gjenocid kundër Serbisë
"Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa Qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë"
Qeveria e Kroacisë nuk do të tërheqë padinë për gjenocid, të cilin ky vend e ka ngritur kundër Serbisë, ka thënë kryeministrja kroate Jadranka Kosor.
Ajo komente i bëri me rastin e hapjes së Shtëpisë Memoriale kushtuar luftëtarëve kroatë të Vukovarit.
“Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa Qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë”, ka deklaruar Kosor.
Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.
Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla se Kroacia nuk duhet të kremtojë Ditën e fitores dhe falënderimet e atdheut, të cilat Kroacia i shënon në ditën e aksionit të “Stuhisë”.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











