Lajme
Zaev: Me albanofobi, nuk mund të ecim përpara
LSDM sot përmes një kumtese apeloi të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të mundësohet transferim i qetë i pushtetit
Përmes albanofobisë që po përhap VMRO-DPMNE-ja, partia që drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevki, Maqedonia nuk mund të shkoj përpara. Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev në një deklaratë për media, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të partisë rivale VMRO.
Kjo e fundit mbrëmë vonë përmes Antonio Milloshovskit edhe njëherë ritheksoi zgjidhjen krizës përmes dy opsioneve, heqja dorë nga Platforma shqiptare dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.
Zaev me këtë rast theksoi se edhe sikur të shkohet në zgjedhje VMRO-ja sërish do të pësoj disfatë. Ai edhe njëherë përkujtoi se nuk mban vendimi i presidentin Gjorgje Ivanov, sepse sipas tij nuk bëhet fjalë për Platformë shqiptare, por bëhet fjalë për Program qeveritarë.
Po ashtu, LSDM sot përmes një kumtese apeloi të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të mundësohet transferim i qetë i pushtetit përmes formimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe vazhdim i seancës konstituive të Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri Parlamentit.
“Vullneti i 700 mijë qytetarëve, i shprehur në 67 mandate duhet të respektohet. E drejtë demokratike e qytetarëve është të zgjedhin qeverinë e tyre dhe ata në zgjedhje kredibile u prononcuan për ndryshime, drejtësi dhe unitet. Republika e Maqedonisë ka shumicë parlamentare, siç parashikon Kushtetuta”, konsideron LSDM.
LSDM-ja thekson se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nuk mund të mos e respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur Sipas informacioneve zyrtare, zjarri shpërtheu më 10 mars dhe u përhap me shpejtësi brenda autobusit, duke... -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025













