Lajme
Gerti Dervishi, shqiptari që kandidon për deputet në Kanada
Politikani me origjinë shqiptare do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 6 tetor në Ontario të Kanadasë
Gerti Dervishi është vetëm 30 vjeç, ai jeton në Kanada.
Dervishi do të përfaqësoj Partinë e Re Demokratike (PRD). Familja e Gertit emigroi në Kanada në vitin 1999. Në atë kohë politikani i ri ishte student i juridikut. Dervishi është diplomuar për Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Otauas si dhe ka përfunduar studimet Master në Administrim-Biznes në Universitetin “Rajurson”, një vit më parë, raportojnë mediet në Tiranë.
Ai është një i ri që do të kandidoj me dy politikanë që sipas medieve kanadeze janë “ujqër të vjetër”, megjithatë kandidimi i Dervishit është pritur shumë mirë pasi siç raportojnë mediat njerëzit janë të lodhur me politikat e vjetra.
Në një intervistë të dhnë për revistën kanadeze “Collective” ai deklaroi se pjesëmarrja e tij në këto zgjedhje kishte si pikënisje faktin që PRD kishte programin më të mirë elektoral, që shkonte në ndihmë të shtresave të mesme dhe të varfra të vendit.
“Të gjitha vendet e botës janë të shqetësuara nga gjendja e vështir ekonomike, dhe ne kishim rritje taksash. Por partia për të cilën unë kandidoj beson në rritjen e taksave paralelisht me krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo çfarë është më kryesorja fondet publike duhet të jepen vetëm për kompanitë të cilat krijojnë vende të konsiderueshme pune”, është shprehur Dervishaj.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












