Zhvillim
Ministri Hoti: Në Kosovë 22 mijë të punësuar të rinj gjatë vitit 2016
“Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të rinj, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014..."
Premtimet për punësimin e 200 mijë vetave të njërës, përkatësisht 120 mijë vetave, të partisë tjetër në koalicion duket fare qartë se janë shumë larg nga realizimi. Megjithatë, eksponentë të qeverisë përpiqen të na e mbushin mendjen se megjithatë në Kosovë ka një shtim të numrit të të punësuarve.
Së fundi këtë e ka thënë ministri i financave Avdullah Hoti: “22 mijë të punësuar të rinj në sektorin formal në Kosovë në vitin 2016”, ka shkruar Hoti në FB. “Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të rinj, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur kemi pasur vetëm 7,526 punëtorë të rinj”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë










