Kultura
Duri, në studio për CD-në e parë
Në vitin 2008, Duri Krasniqi kishte mbërritur në finalen e "Supertalentit" të Gjermanisë, ku kishte dalë i dhjeti
Mbrëmjen e të hënës, në përmbylljen e festës së qytetit gjerman Teltow, Duri Krasniqi do të ketë prezantimin e tij. Duri, tashmë 15 vjeç, shqiptari nga Kosova me qëndrim në Austri, para tri vitesh kishte rënë në sy në spektaklin “Deutschland sucht den Superstar”, ku kishte fituar simpatinë e publikut dhe të jurisë.
Atëbotë ai kishte treguar prirje të veçantë për këndim, duke mbërrirë në një konkurrencë të fortë, deri në finale, ku kishte dalë i dhjeti. Shqiptarja tjetër, pak më e moshuar se ai, Vanesa Krasniqi pati shkëlqyer në spektaklin e njëjtë dhe pati zënë vendin e katërt.
Duri, në fillim të javës që po lëmë pas, ka ardhur në Teltow ku ka bërë incizimet në studio për CD-në e tij të parë.
“Unë vi nga një familje muzikore dhe për herë të parë kam hipur në skenë si këngëtar qysh para nëntë vitesh”, thotë 15 vjeçari. Në vitin 2008, ai në spektaklin gjerman për zbulimin e talenteve të reja kishte fituar lëvdata nga Dieter Bohlen, i cili i kishte thënë se në zërin e tij kishte emocion dhe e kishte preferuar për në finale.
Ndërsa me këngën “No matter what” të grupit “Boyzone”, kosovari kishte zënë vendin e dytë në garën e ngjashme në Austri.
Duri Krasniqi si këngëtar i ri është nën përkujdesjen e “DT-Music” të Torsten Lippert-it. Ky i fundit thotë se ka kënaqësinë të orientojë talentin e ri në drejtimin e duhur.
Lidhur me preferencat e tij muzikore, Krasniqi thotë se nuk i pëlqen muzika e “shllagerëve”. Ndërkaq, me baladat e tij, ai ka entuziazmuar publikun “nga pesë deri në 80 vjet”.
“Kur ndaj autograme, në radhë për t`i marrë ato qëndrojnë njerëz të të gjitha moshave”, thotë Duri për gauzetën maerkischeallgemeine.de
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










