Lajme
Ka xhirime për shkatërrimin e portave 1 e 31
Xhirimet e regjistruara nga kamerat tash të shkatërruara të kufirit verior mes Kosovës dhe Serbisë, Porta 1 apo Jarinje, nxjerrin shumë gjëra në shesh, jo vetëm identitetin e atyre që morën pjesë në demolimin e saj.
Serbët, që ndër të tjera edhe i vunë flakën Portës 1, duket se kanë qenë në dijeni se çfarë mund të zbulojnë këto kamera, për atë edhe gjëja e parë që kanë bërë kur e kanë nisur realizimin e planit të tyre, ka qenë shkatërrimi i kamerave.
Por ata që kësaj radhe janë treguar një hap para grupit të radikalëve serbë kanë qenë përgjegjësit e Doganave të Kosovës, të cilët me një kamerë të veçantë kanë xhiruar gjatë gjithë kohës pamjet që kanë ardhur “live” në 16 monitorët e kamerave të sigurisë në Prishtinë, shkruan Zëri.
I gjithë materiali tashmë i është dorëzuar Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe ekipit të përbashkët që po zhvillon hetimet për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













