Shkurt.ch
Migros-i, 16 për qind më pak fitim gjatë vitit 2016
Shkak për këtë rënie, sipas një komunikate të lëshuar nga Migrosi është te humbjet që kanë shënuar kompanitë e tij vartëse dhe te blerjet e zviceranëve jashtë vendit
Migros, që është ndërmarrja më e madhe e tregtisë me pakicë në Zvicër, ka shënuar një rënie të theksuar të fitimit gjatë vitit 2016. Ndonëse qarkullimi në tërësi është rritur për 1.2 për qind duke arritur në 27.7 miliardë franga, fitimi neto ka shënuar një rënie prej 16.2 për qind. Kështu, gjiganti i tregtisë zvicerane vitin qüë shkoi ka fituar vetëm 663 milionë franga, shkruan srf.ch.
Shkak për këtë rënie, sipas një komunikate të lëshuar nga Migrosi është te humbjet që kanë shënuar kompanitë e tij vartëse. Po ashtu, viti 2016 ka qenë i karakterizuar nga turizmi për të blerë, gjegjësisht shkuarja e banorëve të Zvicrës për të bërë shoping në shtetet fqinje, me çmime më të ulëta. Kjo, dhe frangu i fortë kanë ndikuar në bilancin e përgjithshëm.
Ndikim në afarizmin e Migrosit ka pasur edhe tregtia online, ku kjo ndërmarrje tashmë ka marrë pozicionin e parë në Zvicër. Qarkullimi i përgjithshëm elektronik është rritur për 16 për qind.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










