Shkurt.ch
Në Rümlang të Cyrihut hapet qendra e re federale e azilit
Autoritetet federale, ato kantonale dhe Komuna e Rümlang-ut janë pajtuar për hapjen e qendrës së re federale të azilit në Rümlang
Federata, Kantoni i Cyrihut dhe Komuna e Rümlang-ut kanë rënë në ujdi që në objektet ushtarake në Haselbach të hapet një qendër e re federale e azilit. Me këtë vendim, regjioni i azilit për Cyrih e përmbush zotimin për të siguruar vend për 870 refugjatë.
Federata, për të realizuar synimin sipas të cilit 60 për qind të të gjithë azilkërkuesve do t`i përcillte vetë deri në fund të procedurës, kishte vendosur që gjashtë regjione të Zvicrës të ofronin vende të përshtatshme për të ngritur qendra federale të azilit, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM). Regjionit të azilit për zonën e Cyrihut me këtë ndarje i takonte të siguronte vend për 870 azilkërkues, transmeton albinfo.ch. Në qendrën e planifikuar të procedurës së azilit në qytetin e Cyrihut dhe në qendrën ekzistuese kalimtare në Embrach sigurohen nga 360 vende.
Ndërsa 150 vendet e munguara për përmbushjen e zotimit do të sigurohen në qendrën e re që do të vendoset në një objekt ushtarak të liruar.
Deklarata përkatëse është nënshkruar sot nga kantoni, komuna, SEM-i Departamenti i Mbrojtjes (Ministria, VBS) dhe Zyra Federale për Ndërtim dhe Logjistikë (BBL), është deklaruar në një konferencë për media të mbajtur sot.
VBS e lë në dispozicion këtë objekt dhe hapësirë në komunën e Rümlamng-ut nga fundi i vitit 2021. Ndërsa SEM zotohet që atë të fillojë ta shfrytëzojë si qendër federale të azilit jo më vonë se në vitin 2023.
Sipas komunikatës, Kantoni i Cyrihut do të reduktojë gradualisht nga viti 2018 numrin e azilkërkuesve të caktuar për strehim komunal në Rümlang. Ndërsa më së voni nga qershori i vitit 2021, pse rreth dy vite para hapjes së qendrës federale, kantoni nuk i ndan më komunës në fjalë azilkërkues për strehim.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











