CH-Ballkani
Mërgimtarët e Zvicrës dhuruan një autoambulancë në Kamenicë
Bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme, derisa kësaj radhe kanë dhuruar një autoambulancë në Kamenicë
Mërgimtarët të cilët në Zvicër sërish kanë dhënë kontributin e tyre të madh. Ata kësaj radhe kanë dhuruar një autoambulancë QKMF-së në Kamenicë, njofton albinfo.ch.
Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani është shprehur se ky donacion është shumë i çmuar për qytetarët e Kamenicës.
Edhe drejtori i QKMF-së, Dr. Rabit Dërmaku ka thënë se me këtë donacion kanë përfituar pacientët e komunës së Kamenicës dhe janë krijuar kushte më të mira pune, mundësi më të madhe për transportimin adekuat të pacientëve në spitalet e Gjilanit e Prishtinës.
Kryetari i Kamenicës ka falënderuar bashkatdhetarët tanë në Zvicër për ndihmën e dhënë dhe kontributin e madh. Ai ka falënderuar Shkëlzen Tahirin e Rexhep Dërmakun për donacionin.
Ai ka falënderuar edhe mërgimtarët tjerë si, Shefqet Krasniqi, Mentor Laci, Naim Gacaferri, Ramadan Robelli, Arif Fazlia, Nazim Tahiri, Dibran Tahiri, Xhemail Kreshnike Grabovci dhe Andreas Gamper.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











