Lajme
Autostrda Prishtinë- Hani i Elezit ndërtohet me kredi të buta dhe para të buxhetit?
Projektit ideor për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Hani i Elezit, që pritet të nisë së realizuari në fund të 2012-s, i është gjetur “ilaçi” financiar.
Ekspertët e Qeverisë së Kosovës kanë ardhur në përfundim se marrja e kredive të buta në pjesën më të madhe, dhe plotësimi i mungesave nga buxheti i Kosovës janë format më të mira të financimit të ndërtimeve në segmentin rrugor që pritet të lidhë dy kryeqytetet, të Kosovës dhe të Maqedonisë.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka paralajmëruar mënyrën e financimit të këtij projekti nëpërmjet përcaktimeve të Qeverisë.
Mujota nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me afatin dhe ecurinë e zhvillimit të projektit, por ka thënë se forma e koncesionit nuk është treguar e suksesshme në disa vende të tjera.
Zëdhënësi i Ministrisë së Infrastrukturës, Lah Nitaj, ka theksuar se pas paraqitjes së projektit nga ana e ministrisë te Qeveria, kjo e fundit është në kërkim të gjetjes së mundësive të financimit të njërit prej projekteve kryesore të infrastrukturës që lidh Kosovën me rrugët ndërkombëtare, raporton Koha Ditore.
”Qeveria është duke hulumtuar të gjitha format alternative për financimin e këtij projekti infrastrukturor. Kjo nënkupton kredi të buta dhe gjithashtu mjete nga buxheti”, ka theksuar Nitaj.
Ndërkohë, Qeveria ka pasur hamendësime edhe rreth mënyrës së financimit të autostradës Morin – Merdar, para se projekti të fillonte së realizuari.
Fillimisht ishin kreditë e buta nga disa institucione financiare ndërkombëtare si alternativat kryesore të financimit të këtij projekti infrastrukturor.
Me fillimin e punëve, Qeveria ndërroi mendje, duke vendosur që tërë projektin ta ndërtojë me mjetet nga buxheti.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











