Lajme
Jahjaga, Thaçi, Shala, pro dialogut politik me Serbinë
Pozicioni ndaj dialogut për çështje politike me Serbinë ka pësuar ndryshime dramatike te liderë të rëndësishëm shtetërorë e politikë të Kosovës, duke përfshirë edhe atë nga radhët e opozitës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, por edhe përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë dalë edhe publikisht në favor të nisjes së diskutimeve me Serbinë për çështje politike, një gjë që deri para pak kohe deklarohej si “vijë e kuqe” që nuk do të shkelej.
Dialogu për çështje politike, i paralajmëruar para pak kohe, nga diplomatë evropianë si “dialog me D të madhe”, ka nisur të konsiderohet si mjet i nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve, shkruan Koha Ditore.
Hapjes së bisedimeve politike me Serbinë, i pari mbështetjen publike ia ka dhënë nënkryetari i AAK-së opozitare, Blerim Shala. Ai është pasuar nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Ndërsa të hënën mbështetje këtij procesi i ka dhënë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
“Republika e Kosovës ashtu siç ka vendosur marrëdhënie të mira dhe diplomatike me të gjithë fqinjët, është e gatshme të vendosë këso marrëdhëniesh edhe me Republikën e Serbisë. Dialogu politik, siç e cilëson opinioni, nuk është asgjë tjetër përveçse zhvillim i marrëdhënieve normale ndërmjet dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kosova tashmë e ka përvojën e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera dhe këtë përvojë do ta shfrytëzojë edhe në vendosjen e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, si dy shtete sovrane”, ka thënë këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.
Ditë më parë u paraljmërua se Kosova dhe Serbia do të duhet të bisedojnë për çështje politike.
Diplomatë ndërkombëtarë patën konfirmuar edhe zyrtarisht planifikimet për një dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë, krejtësisht të ndryshëm nga ky aktuali që po zhvillohet në Bruksel.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












