Lajme
Shqipëri: Po rriten dërgesat e emigrantëve
Pas një rënieje të ndjeshme në periudhën 2008-2013, të ardhurat që emigrantët i dërgojnë në shtëpitë e tyre kanë rifilluar të rriten, ndonëse me ritme të ngadalta.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet nga remitencat në vitin 2016 ishin 615 milionë euro, me një rritje prej gati 3% me bazë vjetore. Ky është niveli më i lartë në katër vjet.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, pasi remitencat shënuan rënie të vazhdueshme, pas kulmit të arritur në vitin 2007, në 2015-në ato nisën sërish rritjen. Kjo dukuri u shpjegua nga ekspertët me rigjallërimin e emigracionit. Në gjysmën e parë të 2015-ës remitencat u rritën për rreth 18%.
Por, gjysma e dytë shënoi sërish rënie, ku efektin kryesor e dha kriza në Greqi, teksa shteti helen rrezikoi deri daljen nga euro, mbylli bankat dhe ndaloi transferet në korrik. Në tremujorin e tretë, paratë që emigrantët i dërguan në shtëpitë e tyre ranë me 18%, tendencë që vijoi dhe në muajt e fundit, ndërsa për gjithë vitin ato u rritën me 1%.
2016-a ka vijuar me tendencë pozitive, teksa kriza në Greqi u zbeh dhe, nga ana tjetër, vala e re e emigracionit që kulmoi në 2015-ën rriti numrin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë.
Gjatë vitit 2015 numri i azilkërkuesve arriti në një nivel rekord, prej 67 mijë dhe në 2016-ën numri i tyre zbriti në rreth 29 mijë. Pavarësisht kthimeve të larta, një pjesë e tyre kanë arritur të integrohen dhe të punojnë në vendet pritëse. Mbi 80% e atyre që kanë ikur janë nën 35 vjeç, duke e pasur më të lehtë të integrohen në tregun e punës.
Gjithsesi, rritja, pohojnë operatorët e tregut, është shumë më e ulët në krahasim me periudhën para 2008-ës, kur zgjerimi ishte dyshifror.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











