Shkurt.ch
Rritet numri i delikteve seksuale të kryera nga azilkërkuesit
Nga 495 të akuzuarit për delikte seksuale identiteti i të cilëve është i njohur, 298 janë të huaj. Në mesin e tyre janë 51 azilkërkues, përfshirë këtu edhe dy me vendim për t`u dëbuar, të cilëve u ka kaluar afati i dëbimit
60 për qind të personave të akuzuar për delikte seksuale janë të huaj ndërsa 10 për qind nga ta, janë azilkërkues, tregon statistika më e re kriminalistike, e prezantuar sot nga gazeta “Sonntagszeitung”. Ndërsa 10 për qind të të gjithë të akuzuarve për dhunim seksual gjatë vitit 2017 kanë qenë azilkërkues, përcjell albinfo.ch.
Me shifra, nga 495 të akuzuarit për delikte seksuale identiteti i të cilëve është i njohur, 298 janë të huaj. Në mesin e tyre janë 51 azilkërkues, përfshirë këtu edhe dy me vendim për t`u dëbuar, të cilëve u ka kaluar afati i dëbimit.
Shtim të numrit të kallëzimeve penale ndaj azilkërkuesve gjatë vitit 2916 ka pasur edhe sa u përket ngacmimeve seksuale. Kështu, nëse në vitin 2015 ishin ushtruar 35 kallëzime për vepra të tilla, në vitin 2016 numri i tyre ishte rritur në 82, pra më shumë se dyfish, transmeton albinfo.ch. Dhe, numri i rritur nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim të shprehisë për të ushtruar kallëzime penale, thotë penalisti Martin Killias.
Statistikat tregojnë gjithsesi për një shtim të numrit të veprave penale të kësaj natyre që janë kryer nga azilkërkuesit. Në vitin 2010 ata përbënin 6 për qind ndërsa në vitin 2016 kjo shkallë është rritur në 10 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












