Lajme
Marnhac: Së shpejti, hetimet ndaj pretendimeve të Marty-t
"Tashmë është krijuar një ekip i posaçëm ndërsa kryeprokurori që udhëheq hetimet do të vizitojë në një të ardhme të afërt Tiranën"
Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac bëri të ditur nga Tirana se së shpejti do të fillojnë hetimet rreth pretendimeve të ngritura nga eurodeputeti Dick Marty, sipas të cilit është kryer trafikim i organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë një konference të përbashkët për media me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, shefi i EULEX-it, shprehu falënderime për qeverinë shqiptare për mbështetjen që i ka ofruar EULEX-it për hetimet në lidhje me pretendimet e Marty-t.
Ai bëri të ditur gjithashtu se tashmë është krijuar një ekip i posaçëm ndërsa theksoi se kryeprokurori që udhëheq hetimet do të vizitojë në një të ardhme të afërt Tiranën.
“Mendoj se është në interes të gjithë rajonit, që këto hetime të dalin me përfundime të qarta”, ka deklaruar Marnhac.
Ai ka siguruar autoritetet shqiptare se EULEX-i është duke o punuar për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj.
Ndërsa zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka ritheksuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare, për hetimet që do të bëjë EULEX-i rreth pretendimeve të Dick Marty-t.
Duke veçuar kontributin e EULEX në Kosovë, Haxhinasto ka deklaruar se qeveria shqiptare dhe institucionet e saj, janë të hapura dhe mbështetëse të një investigimi të plotë që të jetë konkluziv.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












