Lajme
Kosovë, për tre muaj u konfiskuan 2 milionë € të falsifikuara
Shumica e parave të falsifikuara që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, janë të valutës 50 euro
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 2 milionë euro para të falsifikuara, bëjnë të ditur zyrtarë të policisë kosovare. Gjatë këtyre tre muajve policia thotë të ketë trajtuar 243 raste të falsifikimit të parave në vlerë prej 2 milionë e 140 mijë eurove dhe ka arrestuar 18 persona të cilët kanë qenë të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme.
Shumica e parave të falsifikuara që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, janë të valutës 50 euro.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për REL se rastet e tilla të parave të falsifikuara raportohen nga qytetarët dhe nga autoritetet e ndryshme bankare.
“Referuar statistikave gjatë periudhës janar – mars të këtij viti, në luftimin e kësaj dukurie që ka ndikim edhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës polica ka të raportuar 243 raste derisa vlera e parave të falsifikuara kap shifrën e 2 milionë e 140 mijë euro, derisa janë arrestuar 18 persona”, bënë të ditur Hoxha.
Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun e Kosovës, sipas policisë, është bankënota prej 50 euro.
Në anën tjetër, zyrtarë të bankës Qendrore të Kosovës në një përgjigje të dërguar përmes postës elektronike kanë prezantuar të dhënat në lidhje me paratë e falsifikuara të cilët ata i marrin nga Laboratori i Forenzikës së Kosovës.
“Sa i përket kartëmonedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel të Kosovës gjatë vitit 2016-të , të ndara sipas denominimeve janë si në vijim: gjithsej në total janë konfiskuar 824 copë kartëmonedha të falsifikuara dhe 123 copë monedha të falsifikuara”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës.
Vënia e parave të falsifikuara në qarkullim ka efekte negative në ekonominë e vendit thonë ekspertë dhe përfaqësues të shoqatave të bankave në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka thënë se kohëve të fundit kanë vërejtur se ka një rritje të qarkullimit të parave të falsifikuara në ekonomin e vendit. Duke pasur parasysh këtë, shton Balija, janë duke ushtruar vigjilencë në këtë drejtim duke identifikuar bankënotat e falsifikuara që tentojnë të deponohen në banka dhe më pas të veprojnë sipas ligjeve në fuqi.
“Kjo shkakton probleme qoftë për bizneset dhe qytetarët që deponojnë apo i përdorin këto para, pasi që merren në pyetje dhe iu kërkohet përgjegjësi për prejardhjen e këtyre parave. Përveç kësaj, kjo ndihmon në financimin e ekonomisë së zezë ose edhe më keq veprimtaritë kriminale dhe financimit të terrorizmit, prandaj është një humbje e madhe për shtetin nëse nuk konfiskohen apo nuk evitohen me kohë këto situata”.
Mejdi Bektashi, profesor i lëndës Analiza Ekonomike e së Drejtës, në Fakultetin Juridik, thekson se vlera e lartë e parave të falsifikuara të cilat mund të jenë të pranishëm në tregun e Kosovës kanë efekte negative.
“Është një fenomen jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën. Banka Qendrore Evropiane viteve të fundit ka marrë masa shtesë të sigurisë duke i zëvendësuar eurot vlera të ndryshme me bankënota shtesë të sigurisë. Edhe në Kosovë ka raste të shumta si të euros ashtu edhe falsifikimit të dollarëve apo valutave tjera që mund të kenë efekte negative në mirëbesimin e qytetarëve ndaj valutave të caktuara”, thekson Bektashi.
Përveç eurove të falsifikuara, në vitin 2012 Policia e Kosovës pati konfiskuar rreth 1 milion dollarë të falsifikuara. Në janar të vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën nga valuta gjermane marka në valutën euro. Në atë kohë Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë bënë angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave falso, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave falso.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten Shitësit me pakicë në Ticino të Zvicrës po përballen me një presion në rritje, ndërsa blerjet... -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur













