Lajme
Donacion nga Zvicra për spitalin e Strugës
Bëhet fjalë për krevate të automatizuara, karroca, si dhe batanije dhe pajisje të tjera, që kanë qenë të dobishme për Spitalin e Nefrologjisë.
Donacioni për Spitalin e Nefrologjisë ka ardhur nga Zvicra me ndërmjetësimin e Burim Memetit, shkruan gazeta “KOHA” në Shkup. Lajmin e ka konfirmuar edhe Asim Musa, drejtor i Spitalit të Nefrologjisë, i cila ka thënë të ketë qenë i dobishëm për institucionin shëndetësor.
“Donacioni i fundit i ardhur nga Burim Memeti ka qenë shumë i nevojshëm, por edhe i mirëseardhur, sepse vjen nga një donator që edhe në të kaluarën ka ndihmuar Spitalin e Nefrologjisë”, tregon Asim Musa, përcjell albinfo.ch.
Spitali i Nefrologjisë në Strugë është një nga institucionet e rralla, në mos të vetmet në Maqedoni, që konkurron në mënyrë dinjitoze me spitalet më në zë në rajon, që në fokus kanë të sëmurët nga veshkat, por prej vitesh nuk ka parë asnjë investim në funksion të përmirësimit të kushteve. Spitali është ndërtuar në vitin 1984 dhe që nga ai vit ka njohur disa ndërhyrje të parëndësishme në funksion të zgjerimit të kapaciteteve akomoduese të të sëmurëve nga veshkat. Aktualisht në këtë institucion spitalor janë të punësuar rreth 180 persona, nga të cilët më shumë se 30 të punësuar janë mjekë specialistë, internistë, urologë dhe personel tjetër. Nga spitali në disa raste kanë kërkuar që t’u kthehet ambulanca për dializë, pasi në vitin 2013 ajo pjesë ishte dhënë në koncesion. Për çdo vit në këtë spital kalojnë disa mijëra pacientë, dhe realizohen 10 mijë dializa.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë! Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje me theks të veçantë për mërgatën që të...
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Aksident në Aristau AG mes autobusit dhe makinës Një përplasje e rëndë ka ndodhur në Aristau AG, disa të plagosur ...
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?