Shkurt.ch
Zvicra, masa shtesë për mbrojtjen e hebrenjve dhe myslimanëve
Detyrë e konceptit të ri të mbrojtjes është të shikojë se çfarë masash të mbrojtjes tashmë ekzistojnë, si financohen ato sot dhe çfarë kushtesh bazike dhe masash parandaluese janë të nevojshme
Autoritetet federale dhe ato kantonale janë zotuar që deri në fund të vitit të prezantojnë një koncept të ri për mbrojtjen e pakicave të rrezikuara. Fjala është para së gjithash për pakicat religjioze si hebrenjtë dhe myslimanët. Edhe në të ardhmen punët e kantoneve dhe të federatës në këtë drejtim do të jenë të ndara, shkruan sda.ch.
Konceptin do ta përpunojë Bashkësia e Zvicrës për Siguri (SVS). Në platformën politike të SVS janë të përfaqësuar krerët e departamentit (ministrisë) të drejtësisë dhe atij të mbrojtjes. Po ashtu vend në këtë organizëm do të kenë edhe kryetarët e konferencave kantonale të drejtorëve të policisë dhe të drejtësisë ashtu si dhe konferenca qeveritare për çështje ushtarake, mbrojtje civile dhe zjarrfikje.
Në konceptin e mbrojtjes, sipas komunikatës së dërguar nga federata, bën pjesë, veç tjerash një analizë e rrezikshmërisë, transmeton albinfo.ch. Konkretisht detyrë e konceptit është të shikojë se çfarë masash të mbrojtjes tashmë ekzistojnë, si financohen ato sot dhe çfarë kushtesh bazike dhe masash parandaluese janë të nevojshme. Po ashtu duhet të shihet se kush është përgjegjës për zbatimin dhe financimin e secilës masë veç e veç.
Lidhja e Shoqatave Izraelite të Zvicrës dhe Platforma e Hebrenjve Liberalë në një deklaratë e përshëndesin sidomos paralajmërimin se do të shqyrtohen masat e sigurisë, para së gjithash financimi dhe kostoja e sigurisë. Sipas tyre, edhe sot bashkësitë hebreite edhe sot e mbulojnë vetë koston e sigurisë duke shpenzuar miliona franga.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira










