Lajme
Beogradi kërcënon shkrimtarin serb, shkas: harta e Serbisë pa Kosovën
Shoqata “donumenta”, në katalogun e manifestimit kulturor që mbahej në Gjermani kishte vënë një hartë të Serbisë në të cilën mungon Kosova
Shkrimtarit serb Sreten Ugriçiç, i ndalohet pjesëmarrja në një manifestim letrar në Literaturhaus Oberpfalz, Gjermani për shkakun se në katalogun e manifestimit duket një hartë në të cilën Serbia figuron pa Kosovën brenda saj.
Takimi ishte në kuadrin e një manifestimi më të madh kulturor tradicional që mbahet për më gjatë se një muaj në Bavari dhe që për çdo vit prezanton kulturën e një shteti nëpër të cilin kalon lumi Danub.
Sreten Ugriçiç – i cili në postin e drejtorit të Bibliotekës Nacionale të Serbisë është që nga koha kur kryeministër në Serbi ishte Zoran Xhinxhiq, i vrarë në vitin 2003 – nuk guxonte të merrte pjesë në leximin letrar. Kjo, për arsyen se shoqata “donumenta” (në rolin e bashkorganizatorit) në katalogun e saj kishte vendosur një hartë të Serbisë në të cilën Kosova – e pavarësuar nga Serbia që nga shkurti i vitit 2008 – mungon.
Në këtë kuptim, atij i është ndaluar pjesëmarrja nga ministri serb i kulturës, me kërcënimin e sanksioneve që do të ushtroheshin ndaj tij. Kjo gjë tregon se, edhe 20 vite pas fillimit të asaj që ne sot e quajmë me një emër përmbledhës “luftërat jugosllave”, nuk mbretëron assesi paqja. Ky projektim është shumë më tepër një tregues për raportin e forcave në Ballkan: fuqitë e pajtimit dhe të dialogut janë edhe më tutje në pakicë. Nuk janë ende (ose ndoshta sërish nuk janë më?) bartës të përgjegjësisë politike”, shkruan portali oberpfalznetz.de .
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google













