Lajme
Abrashi: Së shpejti marrëveshja për sigurime sociale me Zvicrën
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi është optimist se marrëveshja në mes Kosovës dhe Zvicrës, do të ratifikohet brenda këtij viti
Marrëveshja për sigurime sociale ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës pritet të finalizohet deri në gjysmën e këtij. Kështu ka deklaruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sipas të cilit, raundi i parë i bisedimeve është mbajtur në janar të vitit 2017 përderisa raundi i dytë do të mbahet gjatë muajit prill të këtij viti.
“Besojmë se marrëveshja në mes të dy ministrive do të finalizohet deri në gjysmën e këtij viti, ndërsa procedura e mëtutjeshme parasheh që kjo marrëveshje të shkojë për ratifikim në parlamentet e të dyja vendeve sipas legjislacioneve përkatëse. Varësisht se kur do të ratifikohet marrëveshja në parlamentet përkatëse edhe do të hyjë në fuqi”, ka deklaruar Abrashi.
Ministri kosovar është optimist që edhe procedurat e ratifikimit do të shkojnë shpejt ashtu si edhe bashkëpunimi i suksesshëm në mes të dy ministrive përkatëse dhe se marrëveshja, siç tha ai, do të ratifikohet brenda këtij viti apo më së largu deri në gjysmën e parë të vitit 2018.
“Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me ministrinë përkatëse të Konfederatës së Zvicrës, qeveritë e dy vendeve në fund të vitit 2016 kanë aprovuar vendimin për fillimin e negociatave në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane për arritjen e një marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale”, ka thënë Abrashi për RTKlive.
Sipas tij, raundi i parë i bisedimeve është mbajtur në janar të vitit 2017 përderisa raundi i dytë do të mbahet gjatë muajit prill të këtij viti.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












