Lajme
Dështojnë në invesimet kapitale
Buxheti i ndarë për investime kapitale, si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivelin lokal, vazhdon të mos menaxhohet
Për nëntë muaj institucionet që marrin para nga buxheti i shtetit, kanë shpenzuar rreth 20 për qind të mjeteve për investime kapitale.
Në bazë të raportit të buxhetit për nëntëmujorin e këtij viti shihet se zyra e presidentes Atifete Jahjaga për investime kapitale ka në dispozicion më shumë se një milion euro. Për nëntë muaj këta nuk kanë arritur ta shpenzojnë asnjë cent për këtë qëllim, shkruan Zëri.
Po ashtu, në situatë të njëjtë është edhe zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, ku për nëntë muaj kanë arritur të shpenzojnë 256 mijë euro, apo 11 për qind të buxhetit që e ka të ndarë për këtë qëllim.
Keq me investime qëndron edhe Ministria e Kulturës, e cila drejtohet nga Memli Krasniqi. Nga rreth shtatë milionë euro, sa i kanë në dispozicion për investime, deri më tash kanë arritur t’i shpenzojnë rreth 1.4 milion, apo 24 për qind të buxhetit të paraparë për këtë qëllim.
Edhe Ministria e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Hajredin Kuçi, ka rënë në “gjumë” sa i përket shpenzimit të mjeteve për investime kapitale. Deri më tash kjo ministri ka shpenzuar vetëm 63 mijë euro, apo 4 për qind të buxhetit të paraparë për këtë qëllim.
Mjetet për investime kapitale nuk i ka shpenzuar as Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila drejtohet nga Bashkim Smakaj, ku për nëntë muaj nuk ka arritur të shpenzojë as një për qind të buxhetit, edhe pse në dispozicion ka pasur më shumë se 1.5 milion euro.
Edhe Prokuroria e shtetit nuk është kujdesur fare për t’i realizuar projektet për të cilat ka kërkuar para nga arka e shtetit. Edhe pse i ka pasur në dispozicion rreth 120 mijë euro, për nëntë muaj nuk ka arritur ta shpenzojë asnjë cent për këtë qëllim.
Situatë alarmante është edhe nëpër komunat e Kosovës. Edhe pse Kosova po i afrohet dimrit edhe më tej pjesa dërrmuese e projekteve të paraparë nuk kanë filluar të realizohen. Si në nivel qendror buxheti i shpenzuar për investime kapitale thuajse është i njëjtë.
Ekspertë të ekonomisë kanë thënë se mosshpenzimi i mjeteve për investime në bazë të dinamikës së paraparë është një sinjal i qartë i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të parasë publike.
Alejtin Berisha, drejtor i kolegjit universitar “Universum” në Prishtinë, thotë se mosshpenzimi i parave për investime kapitale sipas dinamikës së paraparë tregon qarte së shteti drejtohet nga njerëz që nuk kanë vizion.
Sipas tij, problem në këtë drejtim paraqet edhe Ligji i Prokurimit Publik, i cili në masë të madhe zvarrit procesin nga shpallja e deri te përzgjedhja e fituesit të tenderit.
Edhe eksperti i ekonomisë, Driton Tali, ka thënë se mosshpenzimi i mjeteve për investime kapitale është një sinjal i keq për të ardhmen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











