Lajme
Pakoja e re fiskale e pafavorshme për bizneset
Pakoja e re fiskale që pritet të hyjë në fuqi në janarin e 2012-s nuk ofron lehtësirat e plota të kërkuara nga komuniteti i biznesit.
Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë dhënë vërejtjet e tyre për politikat e reja fiskale të hartuara nga Qeveria, duke e cilësuar pakon si të “zbehtë” për sa i përket ndikimit në operimin e bizneseve dhe kritereve për rritjen ekonomike të paralajmëruar nga Qeveria.
Në pranverë Qeveria pati prezantuar një plan që i vihej barrë komunitetit të biznesit dhe i cili parasheh rritjen ekonomike të vendit ndërmjet viteve 2011-2014 në normën prej 7 deri në 8 për qind, shkruan Koha Ditore.
Plani i hartuar në pranverë, sipas përfaqësuesve të biznesit, është i paarritshëm në bazë të reformave të fundit të bëra nga kabineti qeveritar.
Lekë Musa, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka theksuar se duke e pasur parasysh kohën e prezantimit të reformave është tejet ambicioz nga ana e Qeverisë që të planifikohet rritje ekonomike prej 7 deri në 8 për qind.
Ai ka deklaruar se kur kësaj gjendjeje i shtohet edhe jostabiliteti politik i vendit dhe dështimi në tërheqjen e investitorëve të huaj, atëherë kjo normë e rritjes ekonomike, sipas tij, është vështirë e arritshme.
Sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se pakoja e fundit fiskale e prezantuar nga Qeveria nuk është e plotë.
Sipas tij, deri në fund të vitit pritet që të prezantohet edhe një pako shtesë fiskale e cila parasheh ndryshime të normave tatimore për produktet esenciale.
Përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve kanë vlerësuar se pakoja e re nuk e lehtëson punën e bizneseve.
Sipas tyre, politikat qeveritare të aplikuara ndaj bizneseve në përgjithësi janë të pafavorshme.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










