Shkurt.ch
1 maji po shënohet me marshime dhe demonstrata nëpër qytete
Në fjalimet e sindikalistëve mbizotërojnë temat si puna, paga, pensionet dhe barazia gjinore
1 Maji, Dita e Punës po shënohet sot në shumë vende të Zvicrës me manifestime të ndryshme. Në to, krahas krerëve të ndryshëm sindikalistë, me fjalime po paraqiten edhe dy socialdemokratët nga Këshilli Federal (qeveria e vendit) Somonetta Sommaruga dhe Alain Berset.
Moto e marshimit tradicional të 1 Majit në Cyrih këtë vit është “Shëndetësia para përfitimeve”, raportojnë mediat zvicerane. Sindikatat me këtë moto përfaqësojnë luftën kundër privatizimit të spitalit Kantonal të Winterthurit (KSW) dhe Psikiatrisë së Integruar të Winterthurit, për të cilat në Kantonin e Cyrihut do të votohet më 21 maj.
Në mesin e marshuesve kanë qenë edhe aktivistët shqiptarë nga Cyrihu, të Sindikatës më të madhe zvicerane, “Unia”
Në këtë marshim, përkundër motit me shi, kanë marrë pjesë mijëra veta. Për shkak të marshimkit, disa nga linjat e tramvajëve dhe autobusëve të qytetit janë të bllokuara.
Marshime dhe demonstrime të ngjashme janë mbajtur ose po mbahen edhe në qytete tjera të Zvicrës.
Në fjalimet e sindikalistëve mbizotërojnë temat si puna, paga, pensionet dhe barazia gjinore, transmeton albinfo.ch. E ardhmja duhet të jetë e drejtë për punëmarrësit, thuhet veç tjerash në një komunikatë të Federatës Zvicerane të Sindikatave SGB me rastin e Një Majit.
Në kuadër të aktiviteteve të 1 Majit SGB po angazhohet edhe për reformën pensionale “Altervorsorge 2020”. Çështja për të cilën do të votohet më 24 shtator të këtij viti nuk sjell vetëm humbje por edhe përparim social.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














