Lajme
Qeveria zvicerane ndanë 63 mijë euro për barazi gjinore
Përfituese të këtij fondi janë komunat Viti, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Shtërpce , Han Elezit dhe Kaçanik
Këto komuna të Kosovës do të ndihmohen në zhvillimin e politikave që kanë të bëjnë me çështjet gjinore.
Qeveria zvicerane përmes agjencisë së saj për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, ka ndarë një shumë prej 63 mijë euro për të mbështetur zyrat për barazi gjinore si dhe OJQ-të lokale që merren me çështje të gruas në nëntë komuna të Kosovës Juglindore.
Merita Barileve, zyrtare në projektin Zvicër –Kosovë, për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, ka thënë se përmes këtij fondi për zyrat komunale të barazisë gjinore dhe OJQ-të lokale në komunat Viti, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Shtëprce , Han Elezit dhe Kaçanik, do të ndihmohen në zhvillimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me avancimin e politikave komunale për çështje gjinore..
“Projekti LOGOS, përveç mbështetjes që është duke i dhënë komunave partnere të Kosovës Jug-lindore, në projekte investive, planifikim të buxhetit, planifikim strategjik, menaxhim të mbeturinave, të hyrave vetanake dhe në fusha tjera , një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe barazisë gjinore dhe për këtë qëllim janë ndarë 63 mijë euro , ku secila komunë ka përfituar nga një projekt në vlerë prej 7 mijë euro”, ka thënë Barileva.
Ajo ka theksuar se bartëse të këtyre projekteve do të jenë zyrtaret për barazi gjinore në komunat përkatëse, ndërsa në disa komuna këto fonde u janë ndarë edhe OJQ-ve, siç është rasti me komunën e Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut.
” Përveç ndihmës që ky fond u jep komunave partnere në komponentin e barazisë gjinore qëllim tjetër është që zyrtaret për barazi gjinore të rrisin kapacitetin e tyre në fushë të hartimit, dhe zbatimit të ciklit të projektit”, ka thënë Barileva.
Ndërsa Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore në Viti, ka thënë se përmes fondit nga projekti LOGOS, zyra për barazi gjinore në Viti do të implementoi projektin që ka të bëjë me promovimin e ligjit për barazi gjinore dhe inicimin e procesit të implementimit të perspektivës gjinore përmes politikave buxhetore të komunës.
“Përmes kësaj mbështetje si zyre e barazisë gjinore do të angazhohemi që të gjenden rrugët dhe mekanizmat institucional, për përfshirjen e çështjeve gjinore në politikat publike komunale si dhe në zbutjen e dallimeve gjinore”, ka thënë Hyseni.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











