Shkurt.ch
Rritje e papritur e numrit të refugjatëve nga Guinea
1100 shtetas të Guinesë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin me Zvicrën. Kjo shifër është madje pesë fish më e madhe se shifra e shtetasve të Eritresë, që po ashtu janë ndaluar duke kaluar këtë kufi
Deri në fund të marsit, pra ne tre muajt e parë të këtij viti është shënuar një trend i ri, befasues sa i përket kalimit ilegal të kufirit të Zvicrës nga Italia: këtë e kanë bërë plot 1100 shtetas të Guinesë. Kjo shifër është madje pesë fish më e madhe se shifra e shtetasve të Eritresë, që po ashtu janë ndaluar duke kaluar këtë kufi. Eritreanët, siç dihet, janë të huajt që vijnë në numrin dukshëm më të madh si azilkërkues në Zvicër. Kështu ka qenë edhe gjatë gjithë vitit të kaluar. Por përse numri i refugjatëve nga Guinea ka shënuar këtë rritje të përnjëhershme pikërisht në këtë periudhë, është njëfarë misteri edhe për Lukas Rieder, nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
“Shumëçka lë të kuptohet se bëhet fjalë për një fenomen të ri-emigrimit brendaevropian. Gjendja politike në Guine aktualisht është relativisht stabile, edhe pse gjendja ekonomike është e tendosur“, ka thënë ai për emisionin “10vor10” të televizionit srf.
Edhe kërkimi i azilit nga guineasit është rritur në mes të janarit dhe marsit. Në Zvicër gjatë kësaj periudhe kanë kërkuar azil 339 shtetas të Guinesë që është për 280 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por ndryshimi i madh ka ndodhur në Gjermani, ku rritja ka qenë për 600%. Kjo edhe e shpjegon numrin e madh të atyre që kanë kaluar kufirin zviceran në krahasim me numrin e atyre që kanë kërkuar azil në Zvicër. Pra, pjesa më e madhe e guineasve të kapur në kufi, nuk e kanë pasur ndërmend të ndalen në Zvicër por janë nisur drejt Gjermanisë. “Guineasit në Zvicër nuk kanë asnjë shans për azil. Ne e kemi vendosur procedurën e shkurtuar për këta njerëz. Kështu, kërkesat për azil të argumentuara dobët trajtohen shpejt”, thuhet në SEM.
Por krejtësisht ndryshe paraqitet gjendja me refugjatët nga Eritrea. Edhe pse në kufi janë ndaluar vetëm 300 sish, mbi 900 shtetas të këtij vendi afrikan kanë kërkuar azil në Zvicër. “Refugjatët nga Eritrea vijnë në Zvicër kryesisht përmes rrugës legale. Bëhet fjalë për rastet e bashkimit familjar dhe për lindjet. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti në Zvicër kanë lindur rreth 300 fëmijë eritreanë dhe këta e marrin automatikisht statusin e azilit që e kanë prindërit e tyre thotë Rieder nga SEM.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











