CH-Ballkani
25 vjet duke i ndihmuar fëmijët e varfër në Shqipëri
Franz Winsauer këtë projekt e kishte nisur 25 vjet më parë. Prifti kishte vizituar Mirëditën, ku kishte parë varfërinë e madhe, por nuk është ndalur me projekte të njëpasnjëshme, duke i ndihmuar në forma të ndryshme
Prifti Franz Winsauer nga Austria që 25 vjet merret me projekte për të ndihmuar Shqipërinë, veçanërisht të varfrit, shkruan ‘vn.at’.
Ai këtë projekt e kishte nisur 25 vjet më parë. Prifti kishte vizituar Mirditën, ku kishte parë varfërinë e madhe, por nuk është ndalur me projekte të njëpasnjëshme, duke i ndihmuar në forma të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Mungesa e shkollave të arsimit dhe qendrat shëndetësore, ishin disa nga problemet në Shqipërinë e Veriut. “Projekti Shqipëria” vepron që 25 vjet dhe ka pasur shumë ndryshime që nga atëherë.
Kujdesi mjekësor është përmirësuar duke dhënë donacione në tetë qendra shëndetësore, kurse u vendosën edhe 40 km gypa të ujit. Gjithashtu u ndërtua një fushë, që ishte objekt i parë i financuar, derisa e dyta ishte ndërtimi i një kishte të vogël. “Ne i trajtojmë njerëzit me respekt dhe vlerësim”, thotë Winsauer, duke shtuar: “Ne nuk iu ndihmojmë njerëzve me të holla, por vetëm me donacione si veshje, aparate për shtëpi dhe ushqim”.
Projekti i tij është vlerësuar lart dhe ka marrë çmime. Edhe një delegacion nga Shqipëria me kryetarin e Mirëditës kanë nderuar priftin 80-vjeçar, duke i dhuruar emblemën e artë të Bashkisë së Mirëditës. Tani ai dëshiron që punën e tij ta marrin të rinjtë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














