Kultura
Elbenita fiton rol të madh në Aalto-Theater të Essenit
Përmes Nju Jorkut sopranoja e re ka ardhur në Aalto të qytetit Essen dhe i gëzohet shfaqjes së operës “Der Liebestrank” (L’elisir d’amore) të Donizettit. Premiera jepet sonte
Elbenita Kajtazi është rritur në kohë lufte. Përmes Nju Jorkut sopranoja e re ka ardhur në Aalto të qytetit Essen dhe i gëzohet shfaqjes së operës “Der Liebestrank” (L’elisir d’amore) të Donizettit. Premiera jepet sonte. Gazeta gjermane WAZ ia kushton një artikull artistes shqiptare nga Kosova. albinfo.ch e ka përkthyer këtë artikull në gjuhën shqipe për lexuesit e vet
Elbenita koketon me dëshirë me të qeshurën e saj të gjallë. Dhe, menjëherë me fjalinë e saj të parë gjatë bisedës: “Unë nuk e flas aq mirë gjermanishten”, që e thotë sopranoja kosovare nga ansambli i Teatrit Aalto të Essenit. Pastaj qeshet shkurt. Dhe fillon: fjalë pas fjale, fjali pas fjalie. Gazmore dhe energjike, tregon se si do të interpretojë të shtunën Adinën dhe zhvillimet e saj dashurore në “Der Liebestrank” (L’elisir d’amore) të Donizettit.
Elbenita 26 vjeçare ka dëshirë të qeshë dhe qeshet shumë kur rrëfen për jetën e saj të pasur me zhvillime. Ajo, si artiste e re ka qenë në “Campo Doro SUmmer School Programm” në Nju Jork, shkruan waz.de transmeton albinfo.ch. “Ishte hera e parë fare larg nga shtëpia. Ishte një përjetim”. Ajo ka qenë për dy vite në Berlin, në Operën Gjermane. Dhe kush beson se sopranoja ka qenë e entuziazmuar me metropolin amerikan, duhet vetëm të ndjekë sytë e saj tek kërcejnë kur ajo flet për kryeqytetin gjerman. “Ky qytet! Opera Gjermane me 2000 shikues! Ah, Berlini është dashuria ime”, flet me entuziazëm këngëtarja.
Por në këtë sezon ajo ka braktisur dashurinë e saj (Berlinin), ku ka ardhur në Essen për të bërë hapin e saj të radhës në karrierë. Skena tash është më e vogël por roli, në të kundërtën, është më i madh e më kërkues: Ajo është Adina në “Liebestrank” (ilaçi lose pija e dashurisë) dhe Pamina në “Zauberflotte” (Fyelli magjik). Në Essenin e qetë sopranoja mund të përgatitet më mirë për rolin e saj se sa në Berlinin e zhurmshëm. Dhe, ajo e ka përmirësuar tashmë dukshëm gjermanishten e saj. “Në Operën Gjermane në Berlin flasin të gjithë anglisht. Këtu është gjermanishtja gjuha e komunikimit”, sqaron ajo.
Elbenita nuk ka ndjekur asnjëherë ndonjë kurs të gjermanishtes. Por ajo gjithnjë ka dëgjuar shumë dhe ka folur shumë, përcjell albinfo.ch. Dhe ajo po ashtu ka kënduar gjermanisht para se ta njihte gjuhën, gjatë arsimimit të saj muzikor në Prishtinë dhe në Mitrovicë.
Zëri i bëhet më i qetë dhe më i vendosur, fytyra merr griumasa serioze kur Elbenita Kajtazi flet për atdheun e saj. Kushdo që dëgjon të flitet për Kosovën, mendon për luftën kundër Serbisë. “Unë atëbotë kam qenë 7 vjeçe. Ishte një kohë e vështirë. Ne jo çdo herë kishim çfarë të hanim. Kam parë shumë gjëra të këqija” evokon Elbenita, e cila është më e madhja nga 7 fëmijët e prindërve të saj.
Familja mbeti në Kosovë. Në fazën e rindërtimit pas luftës, Elbenita ka ndjekur mësimet në universitet dhe pastaj iu desh të linte vendlindjen.
“Njerëzit në Kosovë kanë pak kohë për kulturë. Dhe në vendin tonë nuk ka shtëpi opere. Dhe sjo më duhej për ta bërë hapin e radhës”.
“Unë e dua skenën. Këndimin, kënaqësinë”, thotë me ngazëllim 26 vjeçja, e cila nuk ka “tremë” para shfaqjeve. As para rolit të Pamina-s në “Fyellin magjik”, shkreuan waz.de, transmeton albinfo.ch. Por, ka respekt para këtij roli. “Aty më duhet jo vetëm të këndoj por edhe të flas gjermanisht. Dhe këtu më kuptojnë të gjithë kaq mirë”; koketon ajo.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë













