Lajme
Lunacek: Nuk ka datë për liberalizimin e vizave
Dialogu për vizat fillon në dhjetor, por askush nuk mund ta dijë se sa kohë nevojitet deri në liberalizimin e vizave për kosovarët
Procesi për lirimin e kosovarëve nga detyrimi i vizave, parashihet të marrë më shumë kohë, përkundër premtimeve të qeveritarëve të Kosovës të lidhura me data dhe afate, njofton Radio Evropa e Lirë.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, deklaroi se dialogu për vizat fillon në dhjetor, por askush nuk mund ta dijë se sa kohë nevojitet deri në liberalizimin e vizave për kosovarët.
Nga fillimi i javës tjetër, Kosova pritet të përmbushë një nga kriteret për liberalizimin, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se nga e hëna do të fillojë me lëshimin e pasaportave biometrike. Ndërsa, një nga sfidat e përmbushjes së kritereve është edhe zbatimi i marrëveshjeve që Kosova ka me vendet evropiane për ripranim dhe riatdhesim.
Ilhami Gashi, sekretar në Ministrinë e Brendshme, tha për Radio Evropa e Lirë se Ligji për ripranim po zbatohet nga ana e institucioneve të Kosovës. Megjithatë, nënvizoi ai, ka edhe sfida të shumta, pasi ligji fillimisht kërkon përfshirjen e shumë institucioneve dhe të niveleve të pushtetit. Kurse, shqetësimi është edhe më i madh në rastet kur të kthyerit nuk kanë as strehë mbi kokë.
Në dhjetor, kur edhe mund të nisë dialogu me Brukselin, pritet që Kosova të marrë edhe udhërrëfyesin e BE-së dhe më pas, mbase, do t’i bëhet një vlerësim më i saktë i përparimeve dhe sfidave që ka përpara deri në liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











