Lajme
Personi i dyshuar për vrasje në Mitrovicë, i dëbuar nga Zvicra për krime
Mediat rajonale, flasin se personi që dyshohet se e vrau për një tavolinë të rezervuar të restorantit, E. K është një kosovar i dëbuar nga Zvicra dhe me një bagazh kriminal në shtetin helvetik.
Vrasja që ndodhi tri ditë më parë në Mitrovicë ka shokuar gjithë qytetarët e këtij rajoni, për faktin se u vra një djalë i ri (24 vjeç), ndërsa vrasësi u arratis. Por, mediat rajonale flasin se personi që dyshohet se e vrau të riun R.K është një kosovar i dëbuar nga Zvicra dhe me një bagazh kriminal në shtetin helvetik.
I vrari në Mitrovicë është E. K. ndërsa siç raporton “gazetametro” nga burime brenda Policisë së Kosovës, autori i vrasjes dyshohet të jetë Arton Bajrami i cili e ka ndërruar emrin dhe tani e ka Sadik. Ky i fundit është dëbuar nga Zvicra pasi kishte vuajtur dënimin prej 5 vjetësh burg, për një grabitje të cilësuar “të rëndë”.
Ndryshe, Policia është vënë në kërkim të tij që nga dje, pasi i njëjti është i dyshuar si dorasi i vrasjes së E.K, që ndodhi ditën e premte në Mitrovicë. Policia akoma nuk është rënë në gjurmë të tij, por njoftohet se janë duke u zhvilluar kërkime dhe hetime intensive. Ndërsa në mediat lokale, i dyshuari për vrasje, tha se nuk është autor i krimit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











