Lajme
Reagojnë myslimanët e moderuar
"Lufta kundër islamofobisë të bëhet pa provokim"
Të shtunën, rreth 2.000 persona marshuan në Bernë kundër islamofobisë. Protestuesit denoncuan “diskriminimin në rritje” kundër myslimanëve në Zvicër. Ndërsa shoqatat myslimane të Zvicrës janë distancuar nga kjo protestë e organizuar nga organizata që përfaqëson Nicolas Blancho.
Pas këtij manifestimi, Shoqata për Koordinimin e Organizatave Islame në Zvicër është duke përgatitur përgjigjen e saj. Ajo parashikon të vërë në këmbë ditën e saj për të luftuar islamofobinë.
“Të mos lejojmë që myslimanët radikalë të monopolizojnë debatin për Islamin në Zvicër”, ky është vullneti i Koordinuesve të Organizatave Islamike (COIS) në shenjë reagimi pas ditës së shtunë të organizuar në Bernë.
I kontaktuar dje nga e përditshmja “Le matin”, Farhad Afshar, kryetar i COIS-së, njoftoi se planifikon organizimin e një dite për temën e islamofobisë pa yje të verdhë apo parulla provokuese: “Nëse duam të luftojmë kundër islamofobisë, atëherë duhet të luftojmë duke bashkëpunuar me forcat liberale të këtij vendi dhe jo nëpërmjet provokimit. Kjo është arsyeja pse ne do të organizojmë një simpozium në fillim të vitit 2012 rreth kësaj teme në Bernë apo në Zürich. Me ç’rast do të mblidhen së bashku shkencëtarë, përfaqësues të palëve politike si dhe personalitete krishtere dhe hebrenje”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës










