Jeta në Zvicër
I dënuari me 17 vjet burg për vrasje, ende në liri: “I sëmurë” në Kosovë
Nga atje, kosovari me shtetësi zvicerane, ishte paraqitur si i sëmurë kur ishte thirrur për të marrë pjesë në gjykim nga Gjykata e Lartë e Solothurnit
Në vitin 2012, babë e bir, shqiptarë nga Kosova patën vrarë po ashtu babë e birë, miq të tyre familjarë (dhëndrin me babanë e tij). Kjo tragjedi pati ndodhur në Oensingen të kantonit Solothurn. Ndërkohë, edhe pse para pesë muajve është dënuar në mungesë me 17 vjet burg, njëri nga të dyshuarit vazhdon të jetë i lirë, mendohet se është duke qëndruar në Kosovë, shkruan srf.ch. Nga atje, kosovari që ka edhe shtetësinë zvicerane, ishte paraqitur si i sëmurë kur ishte thirrur për të marrë pjesë në gjykim nga Gjykata e Lartë e Solothurnit, transmeton albinfo.ch. Ai qe dënuar në mungesë me 17 vjet burg.
Gjykata e lartë nuk kishte dilema në marrjen e vendimit. Sipas saj. Personi sot 54 vjeçar së bashku me të birin, në vitin 2012 kishte vrarë një baba me të birin e tij në Oensingen. Por përse i dyshuari për vrasje kishte mbetur i lirë që nga viti 2012 deri në gjykimin e bërë në vitin 2016? Për Gjykatën e Lartë kjo gjë është në rregull, por nuk është në rregull që atij nuk i janë vënë prangat edhe pas shpalljes së dënimit.
Fakti se kjo nuk ka ndodhur, nuk është në përgjegjësi të gjykatës, thonë në Solothurn. Ndaj kosovarit është ngritur fletarrest ndërkombëtar që vlen në gjithë Evropën, por Interpoli deri më tash nuk ka arritur ta arrestojë, përcjell albinfo.ch. “Ne kemi ndërmarrë gjithë çfarë është në mundësitë tona dhe po angazhohemi edhe më tutje që personi i dënuar të arrestohet”, theksojnë në gjykatë.
Por, për të realizuar arrestimin, në radhë të parë përgjegjësia është te Zyra Federale e Drejtësisë, e cila është në kontakt me autoritetet e vendeve tjera. Ende nuk është e qartë nëse me vrasjen e dyfishtë në Oensingen duhet të merret edhe Gjykata Federale ose jo. Ndërkohë, afati që vendimi i Gjykatës së Lartë të Solothurnit të çohet më tutje përfundon brenda disa ditësh, transmeton albinfo.ch. Kështu, vendimi i Gjykatës së Solothurnit ende nuk është i plotfuqishëm. Megjithatë, shpallja e plotfuqishmërisë nuk ndryshon asgjë në faktin se personi i dënuar për vrasje të rëndë do të duhej të ishte në burg që nga dhjetori i vitit 2016.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë














