CH-Ballkani
Kosova dhe Maqedonia, në mesin e 10 vendeve më të lira në botë
Kështu është të paktën sipas analizës së magazinës amerikane Time dhe GoBankingRates. Në anën tjetër është në krye të listës në Evropë sa i përket normës së varfërisë dhe ka ndër normat më të larta të papunësisë.
Analiza e revistës amerikane “Time”, e cila e bën një krahasim në mes të çmimeve mesatare dhe fuqisë blerëse të popullsisë.
“Time” krahason shtetet me kosto në Nju Jork, kështu që në Maqedoni fuqia blerëse është rreth 49% më e ulët, qiratë janë më të ulëta me 94%, dhe 73% e produkteve dhe mallrave ndërsa shërbimet me 69%, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të kësaj analize dhjetë vendet më të lira janë: Afrika e Jugut, India, Kosova, Arabia Saudite, Kazakistani, Zambia, Oman, Paraguai, Republika Çeke dhe Maqedonia. Sa i përkte rajonit mbetet prapa Bosnja në vendin e 11, dhe Serbia 18 dhe 26 Mali i Zi.
GoBankingRates: Maqedonia super e lirë
Dhe në studimin e kohëve të fundit nga GoBankingRates, Maqedonia figuron në mesin e vendeve më të lira. Sipas analizës së tyre, në mesin e 10 vendeve të lira është Maqedonia, Republika Çeke, Paraguai, Oman, Zambia, Kazakistani, Arabia Saudite, India dhe Afrika e Jugut.
Të tjerat anë kryesisht vendet si Bullgaria, Greqia, Serbia, Malaysia, Kili, Moldavia, Pakistani, Kolumbia, Polonia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Kriteret që janë marrë parasysh janë paga mesatare, kostoja e strehimit, kostoja e produkteve, restorante dhe transportit.
Sido që të jetë sipas Eurostat në Evropë paga më e ulët mesatare e paguar ishte në Ukrainë me vetëm 180 euro. Pastaj vjen Moldavia me 230 euro, Bjellorusia 349, Maqedonia 380, Shqipëria 397, Bullgaria 406, Serbia 432, Bosnjë e Hercegovina me 436 euro dhe Mali i Zi me 508.
Më mirë të paguar janë punëtorët në Zvicër, paga mesatare mujore është 5,020 euro! Në Norvegji, mesatarja është 3.700, Islanda me 3367, Suedia dhe Danimarka 3100 dhe në Finlandë, Francë dhe Irlandë me rreth 2.500 euro.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard












