Shkurt.ch
Pas shqiptarëve, edhe boshnjakët me deklaratë për njohjen e vlerave zvicerane
Deklarata është nënshkruar në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë, në praninë e kryetarit të Bashkësisë së Kishave Ungjillore të Zvicrës (Kisha reformatore)
Myslimanët e Bosnjës që jetojnë në Zvicër kanë nënshkruar të premten e javës që shkoi një deklaratë për laicitet, njohje të vlerave të sistemit juridik zviceran dhe të vlerave zvicerane në përgjithësi, shkruan albinfo.ch, duke iu referuar srf.ch.
Deklarata është nënshkruar në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë, në praninë e Gottfried Locher, kryetarit të Bashkësisë së Kishave Ungjillore të Zvicrës (Kisha reformatore), i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit të Religjioneve të Zvicrës. Locher e ka bërë nënshkrimin bashkë me kryemyftiun e Bosnjës, Husein Kavazovic.
Në deklaratë thuhet në mënyrë eksplicite se të gjithë njerëzit janë të lirë të përcaktohen për religjionin e tyre, transmeton albinfo.ch. Po ashtu nënshkruesit dënojnë terrorizmin e motivuar nga religjioni.
Kjo deklaratë vjen rreth dy muaj pas asaj të nënshkruar nga besimtarët myslimanë të komunitetit shqiptar. Në mars të këtij viti, krerët e organizatave që udhëheqin besimtarët myslimanë shqiptarë, kishin nënshkruar në Bernë një deklaratë mbi njohjen e vlerave zvicerane, laicitetit dhe shtetit juridik. Po ashtu ata me anë të deklaratës në fjalë ishin distancuar nga shfrytëzimi i religjionit për qëllime politike destruktive.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë














