CH-Ballkani
Çifti gjerman gjen qetësinë në Shqipëri
Në fillim ishte shumë vështirë, por tani çifti gjerman ka gjetur qetësinë dhe paqen në Shqipëri
Gabriele dhe Konrad Woller kanë emigruar nga Gjermania në Shqipëri. Çifti gjerman ishte shpërngulur në Shqipëri në muajin shkurt, ndërsa peripecitë e kësaj shpërnguljeje i kishte përcjellë emisioni “Goodbye Deutschland”, shkruan “vox.de”.
Jetesa nga Gjermania në Shqipëri dallon shumë, kështu që çifti gjerman në fillim e kishte shumë vështirë, përcjell albinfo.ch.
Ata nuk e flasin gjuhën shqipe dhe nuk kanë përvojë në biznesin e restorantit. Ata kanë dashur të hapin një kamping me një restorant të vogël.
Por, problemet fillojnë menjëherë, pasi kampi të cilin ata kishin dashur të marrin me qira ishte mbyllur. Ëndrra duket larg, por çifti Woller janë të vendosur.
Ata kanë takuar një person që është gati të japë kampingun me qira. Kjo ishte e tëra që ata donin. “Ne kemi pasur shumë fat”, thotë Konrad. Pas një kohe të gjatë ai është i lumtur. Pasi emigrimi filloi të kishte shumë probleme, gjërat po fillonin të përmirësoheshin.
Vendi i tij nuk është vetëm i bukur, por ka shumë hapësira për kamp dhe tenda. Gjithashtu ekziston një tarracë e lidhur me kuzhinë. Gjithashtu edhe punonjësit janë shumë profesional. “Ne kemi një staf profesionist”, theksoi ai, transmeton albinfo.ch. Çifti gjerman më në fund ka gjetur qetësi dhe paqe në Shqipëri dhe po e shijon aventurën atje.
http://world.webclips.akamai.rtl.de/vod/videolounge09/149/545594_vgbd_20170515_k10833_07.mp4
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026












