Shkurt.ch
Me afër 30 gradë, sot në Zvicër ishte ditë vere
Dita e sotme me një mesatare prej mbi 25 gradësh në gjithë vendin, së paku për ng temperatura, mund të konsiderohet si dita e parë e verës. Natyrisht, vera kalendarike do edhe më shumë se një muaj që të vijë
Sot, në pjesën më të madhe të Zvicrës kanë mbretëruar temperatura të larta, tipike verore. Me 29.1 gradë celsius sa ka shënuar termometri në Visp (kantoni Valis) është arritur temperatura më e lartë e këtij viti në Zvicër, shkruan sda.ch.
Edhe në qytetin Sitten, që është kryeqytet i po këtij kantoni temperaturat janë ngjitur mjaft lart, deri në 28.9 gradë, duke tejkaluar për një gradë temperaturën e arritur dje, transmeton albinfo.ch. Ndryshe edhe në qytetin e Bazelit, me 28 gradë, sot është regjistruar temperatura rekorde për këtë kohë të vitit.
Në përgjithësi dita e sotme me një mesatare prej mbi 25 gradësh në gjithë vendin, së paku për ng temperatura, mund të konsiderohet si dita e parë e verës. Natyrisht, vera kalendarike do edhe më shumë se një muaj që të vijë.
Gjithandej buzë liqeneve njerëzit kanë përfituar nga moti i ngrohtë për të shijuar, së paku për një ditë, atmosferën e verës, duke bërë edhe plazh.
Por, që nesër, e enjte, temperaturat do të fillojnë të bien. Megjithatë, në zonat lindore të vendit do të ketë ende temperatura deri në 27 gradë ndërsa në pjesët tjera, maksimalisht 22 deri 25 gradë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa të premten do të ketë një freskim të ndjeshëm të motit dhe reshje shiu.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













