Lajme
Në SHBA, sulmohet me vezë ambasadorja Vlora Çitaku
Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill, i cili në fund të viteve 90’ ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë –Serbi
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është sulmuar me vezë nga një shqiptare, aktiviste e Vetëvendosjes derisa po mbante një ligjëratë në Universitetin e Denverit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill, i cili në fund të viteve 90’ ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë -Serbi.
Sulmi ka ndodhur pasi shqiptarja me inicialet V. A ka bërë pyetje rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivitetit të Vetëvendosjes, që vdiq në rrethana të paqarta në Burgun e Prizrenit, duke hedhur akuza për vrasje. Lajmi për sulmin është shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivistë të Vetëvendosjes.
Pas këtij rasti ka reaguar edhe vetë ambasadorja në një postim në Facebook.
“…Nga fundi i bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse (duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit), pastaj akuzoi ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim. Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda…” shkruan ambasadorja Çitaku.
Po ashtu i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sulmin me vezë ndaj ambasadores së Kosovës, e konsideron të turpshëm që cenon integritetin personal të një zyrtareje shtetërore.
“Shprehja e lirë e fjalës dhe mendimit është vlerë fundamentale e demokracisë, e cila respektohet nga të gjithë ne. Kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret nga askush, duke cenuar integritetin personal të askujt, aq më tepër të një zyrtari shtetëror të institucioneve të Republikës së Kosovës”, shkruan Hashim Thaçi në facebook.
Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, i shoqëruar me dhunë automatikisht, sipas presidentit Thaçi, shndërrohet në një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, “si ai i djeshmi ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku”.
“Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar”, thuhet në reagimin e Hashim Thaçit.
E-Diaspora
-
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen Në 81-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, komuniteti shqiptar dhe Ambasada e Kosovës bënë homazhe... -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













