CH-Ballkani
Rënie rekorde e euros në Shqipëri
Euro ka shënuar rekord të ri të ulët të këmbimit me valutës vendëse lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është këmbyer të martën me 134.14 lekë. Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar, por sot arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009.
Shqetësimet në lidhje me situatën që ka përfshirë Greqinë, Italinë dhe Bankën Qendrore Evropiane ka zhvlerësuar monedhën e përbashkët në tregjet ndërkombëtare, gjë që është reflektuar edhe në tregun vendës, shkruan monitor, përcjell albinfo.ch
Ministrat e Financave të Eurozonës nuk arritën të bien dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për lehtësimin e borxheve greke apo për disbursimin e kredive të reja ndaj Athinës, ndërkohë që pritet takimi i dytë i palëve në qershor.
Ndërsa Banka Qendrore Evropiane vendosi që të marrë në konsideratë blerjen e obligacioneve greke vetëm pasi borxhi i Greqisë të jetë cilësuar si i qëndrueshëm
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë













