Kosova: vota e diasporës
20 mijë aplikacione nga jashtë Kosovës, 15 mijë u pranuan, pesë mijë jo
5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me numrin përfundimtar të votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit, raporton albinfo.ch.
Sipas listës përfundimtare votues janë 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:
118 mijë e 448 votues të rinj që pas Zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017.
36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.
Ndërsa, lidhur me përmirësimin e Listës së Votuesve u bën të njohura të dhënat si në vijim: Numri i personave që janë larguar si të vdekur pas zgjedhjeve të vitit 2014 është: 33 mijë e 542.
Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është: 889 (91 QV më shumë se në vitin 2014) me gjithsejtë: 2 mijë e 490 Vendvotime (116 Vendvotime më shumë se në vitin 2014).
Në këtë mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së; fax-it; dhe email adresave, janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, si në vijim:
-15 mijë e 118 janë regjistruar si votues të suksesshëm;
-5 mijë e 236 aplikacione për regjistrim janë refuzuar, si më poshtë:
-14 aplikues kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe që nuk e arrijnë këtë moshë as në Ditën e Zgjedhjeve;
-118 aplikacione për regjistrim nuk e kanë nënshkruar formularin e aplikimit; dhe
– 5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën














