Sport
Shaqiri u kundërpërgjigjet kritikëve
Xherdan Shaqiri ka folur për lëndimet, jetën në Mançester, për Zvicrën, Stoke Cityn dhe synimet për të ardhmen
Në një intervistë të gjatë për ‘Blick’, Xherdan Shaqiri i është përgjigjur të gjitha kritikave në drejtim të tij për shkak të lëndimeve të shumta. Gjithashtu ai ka folur edhe për golat e bukur, Zvicrën e Stoke Cityn, përcjell albinfo.ch.
Ai shënoi një gol të bukur ndaj Bjellorusisë, por jo më i bukuri. “Portieri bjellorus më tha pas ndeshjes se ishte një gjuajtje e pabesueshme, por mendoj se goli gërshërë kundër Polonisë ishte më i bukuri. Kjo edhe për shkak të rëndësisë”, deklaroi ylli shqiptar.
Ai kishte një edicion shumë të vështirë me shumë lëndime. “Është e vështirë për të përshkruar atë që ndodhi. Mjekët folën për mbingarkesat për shkak të bllokimit të muskujve. Unë isha gati dhe tashmë duhet të pushoj prapë”, theksoi tutje ai.
Gjithashtu ka pasur zëra se ka mospajtime me trajnerin Mark Hughes. “Kjo është e pakuptimtë. Kurrë nuk kam pasur problem”.
Kishte edhe akuza për mënyrën e jetesës së tij. “Këto janë akuza të pakuptimta. Unë jetoj në Mançester dhe ju nuk mund t’i ikni paparacëve. Kam punësuar një trajner fizik dhe një psikoterapist nga Gjermania. Ata më kanë ndihmuar shumë. Gjithashtu stafi mjekësor në Stoke është shumë cilësorë. Kanë tetë fizioterapistë. Është e pabesueshme”, shprehet ylli shqiptar.
Ai ka shtuar se është i lumtur në Stoke dhe të ardhmen e mendon në skuadrën angleze.
Shaqiri gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Takim që do të luhet në terren artificial. “Kjo është e natyrshme për një ishull. Ne jemi të motivuar për fitore. Kurrë nuk kam qenë atje. E di se ka shumë peshkatarë dhe dele. Është bukur, por ne lojtarët nuk mund ta shijojmë. Ekipet nga ishujt janë duke përparuar shumë. Synimi ynë është të shkojmë në Kampionatin Botëror”, theksoi ndër të tjera Xherdan Shaqiri.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë













