Shkurt.ch
Për shkak të një gabimi teknik, zëvendësohen100 mijë kartela të postës
Për shkak të një gabimi teknik që ka ndodhur gjatë prodhimit të këtyre kartave, ato nuk mund të përdoren jashtë vendit
“PostFinance” është e detyruar të shkëmbejë mijëra karta të debitit, për shkak se ato nuk punojnë jashtë vendit.
Pas dështimeve të ndryshme kompjuterike që kanë prekur pagesat online, ‘gjigandi i verdhë’ është tani duke u përballuar me sfida të reja me kartat e saj të debitit.
“Ne duhet të zëvendësojmë rreth 100.000 karta ‘PostFinance’ të lëshuara nga janari seri në prill 2017”, ka thënë të enjten për gazetën “20 Minuten” zëdhënësi Johannes Mori. Për shkak të një gabimi teknik që ka ndodhur gjatë prodhimit të këtyre kartave, ato nuk mund të përdoren jashtë vendit.
Kompania thotë se pajisjet punojnë në mënyrë të përkryer në Zvicër, prandaj edhe problemi që ka qenë prej kohësh i zbuluar, nuk është trajtuar. Kartat e dëmtuara të klientëve janë shkëmbyer gradualisht që nga mesi i majit, informon zëdhënësi. Ai shton gjithashtu se “të gjithë konsumatorët duhet të marrin kartat e tyre të reja para pushimeve verore. Zëvendësimi i pajisjeve është pa pagesë”.
Dy firmat zvicerane janë përgjegjëse për përshtatjen e kartave “PostFinance”. Një problem teknik ka ndodhur gjatë përditësimit të një sistemi, i cili është përgjegjës për këtë dështim.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard












