Kalendari

Marko New York ink edhe në Oerlikon

Studio e njohur shqiptare me seli në Rorschach "New York Ink" fillon me studion e dytë në Oerlikon me emrin e artistit të njohur të tatuazheve "Marko New York ink". Të dielën më 18 qershor studio do të jetë e hapur me një aperitiv prej orës 10.00-20.00 në adresen Schafhausenstrasse 363 në Oerlikon. Të interesuarit janë të ftuar të vijnë të shohin nga afër ofertat e shumta që ofron kjo studio me figura e elemente të shumta me motive kombëtare.