Shkurt.ch
Tym dhe panik në linjën Prishtinë-Cyrih: aeroplani detyrohet të aterrojë
Këtë e ka shkaktuar ndezja e një baterie telefoni mobil. Incidenti ka ndodhur dje, të mërkurën në orën 9.55 në aeroplanin e kompanisë Airline Germania
Panik në aeroplan. Pasagjerët qajnë dhe bërtasin. Një re tymi shpërndahet në brendinë e aeroplanit që po fluturonte nga Prishtina drejt Cyrihut. Aeroplani që sapo ishte nisur, detyrohet të kthehet në Aeroportin e Prishtinës. Dhe e gjithë kjo u shkaktua nga bateria e tejnxehur e një telefoni mobil të një udhëtari, shkruan blick.ch.
Incidenti ka ndodhur dje, të mërkurën në orën 9.55 në aeroplanin e kompanisë Airline Germania. Siç i ka treguar portalit blick.ch dëshmitari nga vendi ki ngjarjes Arben Nuaj, vetëm pak rreshta para tij në aeroplan kishte mbretëruar një situatë shumë “e nxehtë”. Panik në aeroplan. Papritmas pasagjerët para meje filluan të qajnë dhe të bërtasin.
Pastaj e pash të ngrihej një re tymi”, thotë Nuaj, transmeton albinfo.ch.
Të kapluar nga frika, pasagjerët bërtasin: “zjarr, zjarr”. Të gjithë u ngritën në këmbë, ecnin rrotull pa kontroll, askush nuk dinte saktësisht çfarë po ndodhte. Unë kam parë vetëm tym të dendur dhe jam frikësuar me të vërtetë. Por stafi i aeroplanit ka reaguar shpejt duke përdorur aparatet zjarrfikëse dhe duke e fikur baterinë që nxirrte tym, përcjell albinfo.ch. Kaluan 15 minuta deri sa gjendja u vu nën kontroll. 15 minuta të frikës së madhe dhe pasigurisë.
Piloti vendos të kthehet në Prishtinë, ku e pret personeli për ndërhyrje. Pas dy orësh aeroplani sërish niset për në Cyrih. “Por, tre pasagjerë nuk deshën të fluturonin më, pasi që kishin shumë frikë”, thotë Nuaj.
Këtë rrjedhë të incidentit e ka konfirmuar edhe kompania ajrore, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një bateri telefoni mobil por që bartej jashtë telefonit. Kompania thekson se as njerëzit dhe as aeroplani nuk kanë pësuar kurrfarë dëmi nga kjo që ka ndodhur.
Këtu mund të shikohet videoja nga vendi i ngjarjes: blick
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












