Sport
Jetmir Krasniqi zyrtarizon kalimin e tij në FC Chiasso
Nga biseda e drejtpërdrejtë me futbollistin Krasniqi merret vesh se ai me këtë skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjera.
Jetmir Krasniqi mbrojtës i dikurshëm i FC Laussane-Sport dhe i FC Le Mont LS, prej sot do të jetë pjesë e skuadrës tiçineze FC Chiasso, anëtare e Challenge League të Zvicrës.
Nga biseda e drejtpërdrejtë me futbollistin Krasniqi merret vesh se ai me këtë skuadër të Zvicrës italishtfolëse ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjera.
Krasniqi që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë disponon kualitete të larta. Këto cilësi ai i pati dëshmuar edhe në seleksoninin e të rinjve të Zvicrës, ku një kohë të gjatë luajti me mjaft sukses në grupmoshat U-20 dhe U-21.
Gerard Castella dhe Pierluigi Tami,ish-udhëheqës të të rinjve të Zvicrës duke e njohur nga afër Krasniqin e vlerësojnë si lojtar të kompletuar dhe në rrugë të duhur kah suksesi.
Ata gjithashtu kontributin e tij me skuadrat juniore të Zvicrës e çmojnë lartë.
Ky futbollist shtatlartë e perspektivë karrierën e ka nisur në qytezën e bukur të Nyon-it të Zvicrës.
Forma e tij përherë stabile dhe loja plot gjallëri shpejt u bije në sy aksionarëve të FC Luasanne-Sport të cilët Krasniqin, si trurin e dikurshëm të FC “Stade Nyonnais” më 2014 e angazhojnë në radhët e veta.
Me këtë skuadër voduaze ky i ri energjik luajti 31herë, dhe me të drejtë së bashku me portierin Thomas Castella, konsiderohen si të pathyeshëm në mbrojtje, dhe më të merituarit për rikthimin e këtij ekipi në elitën e futbollit helvetik.
Krasniqi po ashtu një vit kalendarik luajti edhe në skuadrën tjetër lokale të kantonit Vaud FC Le Mont LS ,të cilës në çastet e fundit i siguroi vazhdimin e garave në të ashtuquajturën Challenge League të Zvicrës.
Sidomos ky i ri i talentuar veçohet me harkimet mjeshtërore dhe tejet precize nga këndi,nëpërmjet të cilave disa herë u ka mundësuar bashkëlojtarëve të skuadrës FC Le Mont LS. shënimin e golave në ndeshjet vendimtare.
Ai, si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Zvicër, gjatë këtij afati kalimtar ka kaluar në FC Chiasso, i bindur se në këtë skuadër me traditë mbi 100 vjeçare do të ketë tretman dukshëm më të mirë dhe mundësi të shumta vëzhgimi nga ekspertë të njohur të skuadrave italiane.
Me gjithë konkurrencën e fortë ky lojtar i dalluar shpreson që së shpejti do të marrë ftesë edhe nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, gjegjësisht ajo e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër është rritur Në fund të marsit, në Zvicër ishin rreth 400,000 mbajtës të lejeve G të punësuar –...
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?