CH-Ballkani
Shqipëria, një nga 15 destinacionet më të mira në botë për ta vizituar
Revista prestigjioze amerikane me bazë në Nju Jork rendit Shqipërinë, si një nga 15 destinacionet më të mira në mbarë botën, në një listë ku përfshin edhe emra me traditë në fushën e industrisë së turizmit siç janë Izraeli, Koreja e Jugut, Japonia, Egjipti, Peruja, India e Meksika
Revista “Travel + Leisure” e ka cilësuar Shqipërinë si destinacionin më të lartë në mbarë botën, duke sugjeruar që ajo të jetë destinacioni numër një për t’u konsideruar për pushimet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Revista prestigjioze amerikane me bazë në Nju Jork rendit Shqipërinë, si një nga 15 destinacionet më të mira në mbarë botën, në një listë ku përfshin edhe emra me traditë në fushën e industrisë së turizmit siç janë Izraeli, Koreja e Jugut, Japonia, Egjipti, Peruja, India e Meksika.
Renditja bazohet në progresin e bërë në raportin e fundit të “Tourism Competitiveness” nga Forumi Ekonomik Botëror për këtë vit, ku Shqipëria është ngjitur për tetë vende, duke e bërë atë si nga 15 destinacionet, që kanë regjistruar përparimin më të madh në dy vitet e fundit.
Riviera shqiptare dhe Gjirokastra janë dy nga destinacionet kryesore për t’i vizituar. Industria e Turizmit ka pësuar një rritje të shpejtë në vitet e fundit, duke tërhequr më shumë se 4 milionë turistë dhe duke fituar rreth 1.5 miliardë euro.
Më parë, Shqipëria u vlerësua si nga 17 destinacionet më të mëdha botërore që duhet vizituar gjatë vitit 2017 nga “CNN”, duke e futur Shqipërinë me emra të mëdha, si Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë.
http://www.travelandleisure.com/articles/albania-lost-and-found
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












