Gjuha
Solemnisht i marrin diplomat nxënësit e shkollave shqipe në Cyrih
Me përfundimin e vitit shkollor 2016/17, në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, në një ceremoni festive të organizuar të dielën, u ndanë diplomat për 29 nxënës të shkollave shqipe të kantonit Cyrih, të cilët kanë përfunduar shkollimin fillor 8 vjeçar.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar Naim Frashëri (LAPSH) ishte organizator i kësaj ceremonie në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe konsulli Kosovar, Islam Spahiu.
Mirënjohje ka marrë nga LAPSH-i edhe Hasan Spahiu, i cili po pensionohet këtë vit, për punën e tij disa vjeçare në shkollën shqipe në Zvicër.
Hasan Spahiu më shumë se 19 vite punon në shkollën shqipe në Zvicër, e cila është organizuar për gati 3 dekada me radhë në kuadër të LAPSH-it.
Mësimdhënësi Spahiu ishte i angazhuar në dy pika shkollore, në Limat dhe Zurlinden të Cyrihut, pastaj ai ka dhënë mësim edhe në Brüttisellen, Bülach , Volketswil dhe Afolten am Albis.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre


















