Lajme
Vuçiq e quan të dështuar idenë e tij për Unionin doganor ballkanik
Unionin e doganave në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Serbisë, Vuçiq e quajti si një ide të mirë, të cilën e kundërshtuan shtetet e Ballkanit, siç tha ai “vetëm pse ishte ideja e tij”
President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më në fund është dorëzuar me idenë e tij për të formuar unionin e doganave në Ballkanin Perëndimor. Ai këtë e quajti një ide të mirë të cilën e kundërshtuan shtetet e Ballkanit perëndimor, përshirë Kosovën, siç tha Vuçiq, “vetëm pse ishte ideja e tij”.
“Union i Doganave ishte vetëm një ide e mirë e cila nuk gjeti konsensus në mesin e shteteve të Ballkanit dhe si e tillë them se nuk do të mund të realizohet”, ka deklaruar Vuçiq.
Ideja e hedhur nga Vuçiq në kohën kur ai ishte kryeministër i Serbisë për union të përbashkët të doganave është kundërshtuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, sidomos nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Sipas analizave nga institucionet përkatëse në Kosovë, nëse union i doganave do të kalonte Kosova do të humbte së paku një miliard euro në vit.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se sot në Trieste do të angazhohet fuqishëm për formimin e zonës ekonomike rajonale, pasi që ky hap sipas tij, do të lehtësojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Vetëm rritja ekonomike mund të stabilizojë për një kohë të gjatë rajonin dhe të kontribuojë në lidhjet e ngushta me Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama në një tekst autorial për Wall Street Journal, në prag të samitit të sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili në Trieste mbahet në kuadër të procesit të Berlinit.
Samiti në Trieste është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014. Pas Berlinit, tubimi është mbajtur në Vjenë në vitin 2015 dhe në Paris vitin e kaluar.
Në samit po marrin pjesë kancelarja Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, si dhe zyrtarë të lartë të Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Britanisë së Madhe.
Nga liderët e Ballkanit Perëndimor, në samit do të jenë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Bashkimi Evropian po synon të formojë një treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me mundësitë e realizimin të këtij procesi, në Trieste të Italisë është duke u mbajtur Forumi i punës, në kuadër të Samitit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në hapjen e këtij forumi ka marrë pjesë Komisionari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Johannes Hahn, i cili është shprehur i kënaqur për mundësinë e realizimit të procesit.
“Jam shumë i kënaqur që liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e tyre, do ta konfirmojnë formimin e zonës ekonomike rajonale, duke na e mundësuar që të vazhdojmë me zbatimin e këtij koncepti. Kjo nënkupton krijimin e zonës prej rreth 20 milionë njerëzve, ku më në fund do të ekzistojë qarkullimi i lirë i mallrave dhe shërbimeve”, tha Hahn.
Ai ka sqaruar që zona e përbashkët ekonomike do të duhej ta përshpejtojë shkëmbimin tregtar në Ballkanin Perëndimor, i cili, siç tha ai, në krahasim me tregtimin me Bashkimin Evropian, aktualisht po stagnon.
“Ata që konsiderojnë që tregu ekonomik rajonal mund ta pengojë idenë e anëtarësimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, po gabojnë. Bëhet fjalë për përgatitjen e rajonit për treg të unifikuar të Bashkimit Evropian, atëherë kur ato vende mund të bëhen pjesë e saj”, tha Hahn.
Komisioneri evropian, Hahn, ka qëndruar në forumin e biznesit, ku ishin të pranishëm ministrat e tregtisë dhe ekonomisë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Përveç zotit Hahn, Bashkimin Evropian në këtë takim e përfaqëson edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
Në prag të këtij takimi, të martën, Federica Mogherini ka porositur në Bruksel se në Trieste do të bisedohet për “projekte konkrete” për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të rajonit dhe zbatimin e reformave. Njëkohësisht, protokolli zyrtar i takimit parasheh që pjesëmarrësit të nënshkruajnë marrëveshjen për transport të përbashkët, nga e cila pritet që të përshpejtojë integrimin e rrjetit të transportit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pritet që Komisioni Evropian të paralajmërojë ndarjen e mjeteve të reja vjetore në kuadër të “paketës së lidhjes”, ndërkohë që vendet partnere të Ballkanit Perëndimor do të duhej që ta harmonizojnë planin e aksionit për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













