Lajme
Shqipëria me trajner të ri të Kombëtares?
Mediat shkruajnë se trajneri i ri i Kombëtares do të jetë italiani tjetër, Christian Panucci, i cili një kohë të gjatë ka punuar me strategun e famshëm Fabio Capello
Kombëtarja shqiptare e Futbollit duket se ka gjetur zëvendësin e strategut italian Gianni de Biasi, i cili u largua pas disa vitesh nga Shqipëria. Mediat shkruajnë se trajneri i ri i Kombëtares do të jetë italiani, Christian Panucci. Lajmi vjen nga gazeta “Sport Ekspres”, sipas së cilës presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka marrë vendimin dhe brenda pak orësh pritet zyrtarizimi i tij
Deri më tani kanë qenë dy emra që janë përmendur si pasues të Gianni De Biasi-t, Luigi De Canio dhe Clarence Seedorf, të cilët janë fshirë nga lista kuqezi. Sipas mediave shqiptare, i pari (De canio) kishte përvojën në futboll, kurse Seedorf emër.
Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës, Panucci ka punuar me të madhin Fabio Capello në kombëtaren e Rusisë dhe, me siguri, kjo ka ndikuar që Duka t’ia besojë atij “dashurinë më të madhe”, togfjalësh që ka përdorur vetë së fundmi.
Interesant është fakti se kësaj here ka pasur mjaft trajnerë të cilët janë vetofruar për stolin e Shqipërisë, gjë që tregon se, me kualifikimin në Evropianin e Francës, reputacioni i kuqezinjve ka arritur kulmin. Duhet theksuar se dy dekadat e fundit, Shqipërinë e kanë udhëhequr trajner të huaj, nga Gjermani, Kroacia e Italia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i tifozëve të Servette në ndeshjen e futbollit, i dyshuari mund të akuzohet Kaosi i Gjenevanit që hodhi një pishtar të ndezur në bllokun e tifozëve të Winterthur mund...
-
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë
-
Kantoni i Cyrihut merr masa kundër antisemitizmit
-
Mbi katër mijë milionerë në Zvicër
-
Drejt fundit të tarifës së dyfishtë të energjisë elektrike: përshtatja dhe ndryshimet në konsumin e energjisë