CH-Ballkani
Ekspertiza zvicerane për kompanitë vendore në Maqedoni
90 për qind e ndërmarrjeve vendëse përsëri do të aplikojnë në projektin “Ekspertë të huaj për kompanitë vendore”, mbështetur nga ambasada zvicerane, njoftojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
“Thelbi i këtij projekti është të transferojë përvojat e ekspertëve të huaj në kompanitë maqedonase për të aplikuar teknologjitë e tyre të reja në kompanitë tona, niveli i bashkëpunimit me kompanitë e huaja që kanë më shumë përvojë në zbatimin e zhvillimeve të reja teknologjike dhe menaxhimit. Ky projekt duhet të ndihmojë kompanitë vendëse për të rritur kapacitetin dhe njohuritë e tyre në mënyrë që të jenë më konkurruese në tregun botëror”, kanë thënë zyrtarë për çështje ekonomike.
Arritjet e këtij projekti tregojnë se 78 për qind e kompanive janë të kënaqura me përdorimin e ekspertizës së huaj. Afati i fundit për këtë thirrje të tretë është 29 korriku.
Veprimtaria u ndoq nga ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada. Ajo tha se Zvicra ka mbështetur 14 projekte ekonomike në vend, si dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut Aeroporti i Cyrihut përballet me fluks të lartë pasagjerësh gjatë festave... -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve











