Lajme
8-vjeçarja nga Kosova i shkruan presidentit të Serbisë
Ajo i kërkon presidentit serb që ta pranojë se Serbia ka bërë krime në Kosovë
Alisa Qirezi e cila është vetëm 8-vjeçare i ka shkruar një letër të hapur, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton albinfo.ch.
Ajo i kërkon presidentit serb që ta pranojë se ata kanë bërë krime në Kosovë. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Alisa Qirezi është 8 vjeçe. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli Pavarësinë. Ajo ka lindur të jetë e barabartë, dhe qytetare krenare e republikës së saj. Ajo është e guximshme, e zgjuar, dhe ajo nuk ndjehet e ulët për askënd”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.
Dy javë më parë ajo i shkroi një letër presidentit të Serbisë, pasi dëgjoi një deklaratë nga ai në TV. ‘Për të mbuluar krimet është një krim më i madh se vetë krimi’”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Letra që vajza nga Kosova i dërgoi Vuçiç
Përshëndetje zotëri Vuçiç,
Me këtë letër dua të them se kam dëgjuar se jeni president i Serbisë. Si president ju frikësoheni të pranoni se Kosova nuk ka bërë krim në Serbi por Serbia ka bërë krim në Kosovë, dhe sipas Naim Frashërit kjo quhet fshehje e fajit. Një president nuk duhet të fsheh fajin sepse kur fsheh një faj bën faj më të madh. Për të marrë përgjigjen më të saktë duhet pyetur vetë qytetarët e Kosovës
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











