Zhvillim
BQK: Kosova shënon rritje ekonomike me 3.7 për qind
Edhe investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë shënuar rritje duke kapur vlerën prej 68.4 milionë euro, që paraqet një rritje prej 22.9 për qind krahasuar me vitin 2016
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka bërë publik Raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë (TM1) për këtë vit, dhe sipas tij, del se ekonomia kosovare pritet të shënojë rritje prej rreth 3.7 për qind.
Sipas raportit kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të kenë ndikim më të vogël negativ në Bruto Produktin Vendor (BPV), krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas raportit të BQK-së eksporti i mallrave ka arritur vlerën prej 76.4 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 6.2 për qind, ndërsa vlera e mallrave të importuara arrin në 609.4 milionë euro deri në mars 2017, që paraqet një rritje vjetore prej 8.3 për qind.
Po ashtu edhe Investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë shënuar rritje duke kapur vlerën prej 68.4 milionë euro, që paraqet një rritje prej 22.9 për qind krahasuar me vitin 2016.
Borxhi publik, sipas të dhënave të BQK-së, ka arritur në 942.7 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti, që tregon për një rritje prej 18.0 për qind krahasuar me vitin 2016.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë










